
George Clooney, Antonio Banderas dhe Denzel Washington janë shpallur si meshkujt më seksi në botë mbi moshën 50-vjeçe. Toplistën me emrin "Men On Fire" e ka përpiluar revista "AARP". Vigo Mortensen, Liam Neeson, Samuel L. Jackson dhe John Bon Jovi, gjithashtu janë gjetur në këtë listë.
Në pyetjen nëse pendohet që po plaket, Banderas 51-vjeç është përgjigjur: "Jo. Është e vërtetë se paksa kam humbur flokët, por mendoj se presioni për shkak të plakjes nuk është tipik vetëm për Hollivudin. Kjo është një gjë e përgjithshme. Ushtroj çdo mëngjes dhe pi çaj për të mbajtur baraspeshën trupore".
Clooney është dominuar jo vetëm për shkak të pamjes së tij, por edhe për shkak të karakterit të tij filantropik. "Lexuesit tanë e dinë se pamja seksi është e pashmangshme, kështu që mendojmë se lista me meshkujt mbi 50 vjeç, është një mënyrë e mirë për ta filluar verën", ka thënë redaktorja e kësaj reviste Nancy Perry Grayem.
Në top-dhjetëshe bëjnë pjesë edhe Jo Jo Ma, Mario Van Peebles dhe Bryan Williams.